Trajneri i ri i Egnatias, në listë 5 emra

Egnatia ka vendosur të ndryshojë trajner në fund të sezonit aktual, duke zyrtarizuar që sot ndarjen me Tetovën, në një moment vendimtar të sezonit, pak javë para Final4.

Tashmë mbetet për t’u mësuar trajneri i ri dhe presidenti Demrozi nuk ka vendosur ende. Ditmari Bicaj e Skënder Gega janë dy emra që e njohin mirë kampionatin tonë dhe janë opsione serioze në tryezën e Egnatias.

Ndërkaq, Demrozi ka si opsion edhe Ledian Memushajn, i cili kërkon të nisë rrugën e trajnerit në nivele të rëndësishme. Përveç Memushajt, në listë janë edhe dy emra të tjerë të famshëm që kanë luajtur me kombëtaren shqiptare në të shkuarën.