Përse nga shkëlqimi në rënien e Shkumbinit?

Përjashtimi i Shkumbinit nga ndeshjet e mbetura të sezonit dhe rrëzimi në Kategorinë e Tretë është një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë lëvizjen futbollistike në vend. E mbani mend skuadrën bardhekaltër që rreth dy dekada më parë ishte violinë e parë në kampionat? Sot rrezikon edhe identitetin pasi në kategorinë e fundit të futbollit profesionist ndahet “jeta” nga “vdekja”.

Si për ironi, rënia e lirë e Shkumbinit që tashmë rrjedh i papenguar drejt falimentit, nisi pikërisht në momentin kur klubi nga Peqini nuk ishte në sintoni me çdo vendim të FSHF-së në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë, ujërat e skuadrës (jo të lumit) kanë rrjedhur shumë shpejt. Fillimisht rrëzimi në vitin 2019 përjashtimi nga Kategoria e Parë dhe sot nga kategoria e Dytë në një situatë edhe më kritike….rrëzimi në “ferr”.

Askush nuk e mohon që gjërat janë bërë gabim në shumicën e rasteve, por pyetja që nuk mund të zhduket është: vallë pse i nisën gjithë angaritë Shkumbinit pikërisht pas asamblesë së vitit 2018?

Pirro Bardhyli