Nisin me spektakël ndeshjet e para të play-off-it në NBA, ku spikati debutimi i jashtëzakonshëm i Victor Wembanyama dhe surpriza e madhe e Orlando Magic në Lindje.
Në Perëndim, San Antonio Spurs fitoi ndeshjen e parë ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 111-98, duke kaluar në avantazh 1-0 në seri. Protagonisti absolut ishte Wembanyama, që realizoi 35 pikë në debutimin e tij në play-off, duke vendosur një rekord për klubin. Spurs dominuan sidomos në mbrojtje dhe treguan potencial serioz për të shkuar larg në këtë fazë.
Ndërkohë, në Konferencën Lindore erdhi befasia e madhe: Orlando Magic mundi në transfertë Detroit Pistons, skuadrën e parë të renditur në Lindje. Orlando e nisi ndeshjen fuqishëm dhe nuk e humbi asnjëherë avantazhin gjatë 48 minutave. Vendimtar në fund ishte Franz Wagner, që shënoi pikë kyçe në periodën e katërt, ndërsa i gjithë formacioni kontribuoi me shifra dyshifrore.
Këto rezultate konfirmojnë se play-off-et e këtij sezoni kanë nisur me ritëm të lartë dhe surpriza, duke premtuar një garë të fortë për titullin kampion.
sfidanti.al

