Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij mund të realizojë një përmbysje të madhe ndaj Atlético Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.
Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, sulmuesi i ri ka publikuar një imazh të legjendës së basketbollit LeBron James duke festuar titullin e NBA-së në vitin 2016 me Cleveland Cavaliers.
Ky postim shihet si një mesazh i nënkuptuar motivimi dhe besimi për një përmbysje të madhe, duke kujtuar rikthimin historik të Cavaliers, të cilët përmbysën disavantazhin 1-3 ndaj Golden State Warriors për të fituar titullin.
sfidanti.al

