Ndeshja mes Bylis B dhe Orikut, e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë, i ka lënë vendin dhunës. Oriku ka mbyllur pjesën e parë në vantazh të një goli (Gjinaj 27’) ndërsa kryesorit të ndeshjes i është dashur që të nxjerrë dy herë kartonin e kuq duke larguar Sulovarin dhe Telushin.
Sa i përket incidenteve raportohet dhunë mes tifozëve vendas dhe lojyarëve të skuadrës mike. Policia raporton se ka shoqëruar për në komisariat një lojtar të ekipit të Orikut.

