Maldini donte Olise te Milani

Michael Olise te Milani. Realitet, apo fantazi? Pak më shumë se 5 vjet më parë, opsioni i parë ishte duke u konkretizuar. Sulmuesi anësor që sot dominon edhe në Champions League me fanellën e Bajern Mynih, ishte në shënjestrën e klubit kuqezi, kur drejtor teknik i tij ishte Paolo Maldini. Në 2021-shin, ish-mbrojtësi kishte menduar për 19-vjeçarin e atëhershëm të Reading në Championship, si një goditje për të ardhmen. Ndoshta për ta huazuar në Serie B për të testuar talentin dhe pastaj për ta promovuar në skuadrën e parë.

Lëvizja do të kushtonte rreth 9 milionë euro, një shifër që pastaj e pagoi Crystal Palace, që e ndihmoi lojtarin për të bërë hapin e madh në Premier League. Pak vite më pas Olise u transferua te Bajerni për 53 milionë dhe sot vlen 140 milionë euro.

sfidanti.al