Partizani po kalon një moment delikat në fillimin e fazës së katërt, që është edhe më vendimtarja për fatet e sezonit. Të kuqtë kanë grumbulluar 2 pikë në tre ndeshjet e fundit, ndërsa vetëm Flamurtari me 1 pikë ka bërë më keq. Kjo ecuri në fillimin e fazës, rezulton edhe më e keqe se me trajnerin Mladen Milinkoviç. Ky i fundit grumbullonte 4 pikë në tri ndeshjet e para.
Drejtimin e mori trajneri Oltijon Kërnaja, që nga java e shtatë. Dhe në fillimin e fazës së dytë numëroi 4 pikë, në atë të tretë regjistroi 3 pikë dhe së fundmi 2 pikë. Deri tani rezulton të jetë faza më e keqe e kampionatit për Partizanin. Duke qenë vetëm 1 pikë para Dinamos që synon “Final Four”, të kuqtë po rrezikojnë të mos arrijnë objektivin minimal pas ecurisë së shkëlqyer prej pesë fitoreve radhazi.
sfidanti.al

