Pas një vere të mbushur me pasiguri dhe diskutime për të ardhmen e tij, Ylber Ramadani ka arritur të përmbysë gjithçka në favorin e tij. Mesfushori shqiptar, që një sezon më parë dukej pranë largimit nga US Lecce, sot është shndërruar në një nga pikat më të forta të skuadrës.
Nën drejtimin e trajnerit Eusebio Di Francesco, Ramadani ka fituar jo vetëm besimin, por edhe një rol kyç në organizimin e lojës në mesfushë. Aftësia e tij për të përshkuar distanca të mëdha gjatë ndeshjeve e ka bërë një nga lojtarët më të spikatur në Serie A, ku renditet ndër më të mirët për kilometra të përshkuara.
Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Mediat italiane kanë theksuar ndikimin e tij në lojën e Leçes, sidomos në përballje të rëndësishme si ato ndaj SSC Napoli dhe AS Roma, ku mesfushori shqiptar ka qenë ndër më aktivët në fushë.
Megjithatë, forma e mirë në kampionat nuk është reflektuar në përfaqësuese. Në ndeshjen e rëndësishme të Kombetares ndaj Polonise, Ramadani mbeti në stol, pa marrë asnjë minutë, një vendim që ka ngritur pikëpyetje, duke parë pritshmëritë për aktivizimin e tij.

