E ardhmja e Neymar në Kupën e Botës 2026 duket gjithnjë e më e pasigurt, me sulmuesin që rrezikon seriozisht të mbetet jashtë listës përfundimtare të trajnerit Carlo Ancelotti.
Sipas raportimeve, tekniku italian nuk po e konsideron aktualisht si pjesë kyçe të projektit, kryesisht për shkak të problemeve fizike dhe mungesës së vazhdimësisë në paraqitje. Në këtë moment, rikthimi i tij në ekip duket gjithnjë e më i vështirë.
Një faktor që ka ndikuar negativisht te Neymar është edhe mungesa në disa ndeshje të rëndësishme në nivel klubi, pikërisht në momentet kur trajneri po monitoronte nga afër formën e lojtarëve.
Megjithatë, dera nuk është plotësisht e mbyllur. Shumë do të varet nga paraqitjet në javët e ardhshme dhe nga gjendja fizike e Neymarit, në prag të shpalljes së listës përfundimtare për Botërorin 2026.
sfidanti.al

