Bayern Munchen, Guerrero largohet në fund të sezonit

Pas largimit të Leon Goretzka-s, edhe Raphael Guerreiro do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, në përfundim të kontratës së tij. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare.

Drejtori sportiv i Bajernit, Max Eberl, falënderoi publikisht Guerreiro-n për kohën e kaluar në ‘Allianz Arena’: “Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Rapha-n për vitet që kaloi me ne: gjithmonë jemi mbështetur tek ai në fushë dhe është një nga ata njerëz që pasurojnë çdo dhomë zhveshjeje. Bisedat tona me të kanë qenë konstruktive, të bazuara në besim dhe mirëkuptim reciprok. Tani fokusi ynë është të përmbushim objektivat për pjesën e mbetur të sezonit, dhe ka ende shumë që duam të arrijmë së bashku”.

sfidanti.al