Lindsey Vonn rikthehet në këmbë

“Pavarësisht se sa rëndë bie, gjithmonë arrij të ngrihem sërish”. Kështu shprehet Lindsey Vonn, pas aksidentit të tmerrshëm në Milano-Cortina që i shkaktoi fraktura dhe operacione të shumta. Skiatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku tregon hapat e saj të parë me paterica, duke e shoqëruar me shaka: “Duke u kthyer nga kthimi… i kthimit”. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rikuperimin e saj dhe dëshmon forcën dhe vendosmërinë e Vonn për t’u rikthyer në sport pas traumave serioze.

sfidanti.al