Formacioni i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës

Trajneri Vincenzo Montella ka vendosurse kush do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës. Kosova do të presë Turqinë në finalen e play-offit të Botërorit të të martën nga ora 20:45, ku fituesi do të shkojë në kompeticionin më madhor për përfaqësuese. Siç raporton “Joueurs Turcs”, Montella ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit që e vendosi me Rumaninë, përpos një ndryshim në krahun e djathtë të mbrojtjes – ku Zeki Çelik pritet t’ia zërë vendin Mert Muldur.

Mesfusha do të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emrat si Calhanoglu, që është kthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz. Formacioni i mundshëm i Turqisë: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu. Ndërkohë, Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim dhe t’i qëndrojë po ashtu besnik formacionit të njëjtë që e përdori me Sllovakinë.

sfidanti.al