Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shprehur besimin e tij të plotë te Italia e drejtuar nga Gennaro Gattuso, duke u shfaqur optimist për kualifikimin e “Azzurrëve” në Botërorin 2026. Në një intervistë për “Corriere di Ticino”, tekniku italian i dërgoi një mesazh mbështetjeje ish-lojtarit të tij: “I uroj fat dhe e pres në Botëror. Do t’ia dalë 100%, madje për të hequr tersin le ta themi 95%”.
I pyetur nëse do të dëshironte të përballej me Italinë në Botëror, Ancelotti u tregua i rezervuar: “Le t’ia lëmë fatit. E vetmja gjë e sigurt është se Italia do të gjendej në një grup jo shumë të vështirë, ku skuadra më e fortë është Zvicra”. Ancelotti foli edhe për eliminimin e hershëm të skuadrave italiane nga UEFA Champions League, duke u dakordësuar me analizën e Fabio Capello-s. Ai theksoi diferencën e madhe në ritëm mes Serisë A dhe kampionateve të tjera kryesore evropiane.
sfidanti.al

