Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e dytë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, triumfuan me rezultatin 2-0.
Në pjesën e parë kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi dhe kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të kohës, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Goli i parë i takimit u shënua në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, me autor Francesko Matjanin, i cili finalizoi një aksion perfekt duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Shqipëria vazhdoi të mbante ritmin e lojës edhe në minutat në vijim dhe në fund të takimit arriti të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 84-t realizoi Francesko Kico, duke vulosur fitoren 2-0 të Shqipërisë U-17 në këtë ndeshje miqësore ndaj Letonisë.
sfidanti.al

