Arrestohet Tiger Woods

Lojtari i golfit Tiger Woods u arrestua të premten me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, sipas Sherifit të Qarkut Martin, John Budensick. Tiger Woods po drejtonte një Land Rover dhe goditi një kamionetë që tërhiqte një rimorkio të vogël, u tha Budensick gazetarëve. Përplasja bëri që Land Rover-i i Woods të përmbysej, raporton CNN .

Kur policia mbërriti në vendin e aksidentit , Woods po tregonte shenja të dehjes , tha Budensik. “Hetuesit tanë të DUI mbërritën në vendngjarje. Dhe z. Woods po tregonte shenja të dehjes”, tha Budensik. Hetimi tregoi se Woods po ngiste makinën në mënyrë të çrregullt pak para aksidentit.