Sinner fenomen në ATP Miami

Jannik Sinner vazhdon formën e jashtëzakonshme dhe siguron finalen e Miami Open, pasi mposhti gjermanin Alexander Zverev në një ndeshje të fortë.

Tenisti italian triumfoi në dy sete, 6-3 dhe 7-6, duke treguar qetësi dhe cilësi në momentet vendimtare, sidomos në setin e dytë të luftuar deri në tie-break.

Me këtë fitore, Sinner është një hap larg realizimit të “Sunshine Double”, pasi synon të përsërisë suksesin e arritur në Indian Wells.

sfidanti.al