Italia është zgjuar sot me një lajm të keq nga infermieria. Kombëtarja katër herë kampione e Botës luan finalen e saj të parë për të marrë pjesë në Botërorin e 2026 përballë Irlandës së Veriut.
Për këtë ndeshje të kaltrit kanë humbur shërbimet e Federico Chiesa-s, i cili është larguar nga Coverciano pasi ka pësuar një dëmtim.
Komisari teknik i Italisë e ka zëvendësuar me Nicolò Cambiaghi-n. Në ditët e fundit stafi i mjekëve i Italisë po tenton që të rikuperojë në limit edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni-n, i cili edhe pse nuk ishte mbrëmë në Firence me Inter-in mund të jetë në fushë të enjten për ndeshjen delikate.
sfidanti.al

