Falë një koshi të realizuar në periodën e katërt në ndeshjen përballë Miami Heat, Kevin Durant bëri historinë duke i marrë vendin e pestë në kalsifikimin e pikëshënuesve më të mirë të historisë së NBA Michael Jordan-it.
Durant shënoi 27 pikë në fitoren e Houston Rockets përballë Miami me shifrat 123-122. Sa i përket rekordit këtë sezon Kevin Durant eklipsoi shënues si Wilt Chamberlain (31,419) dhe Dirk Nowitzki (31,560). Ai deri më tani numëron 32.293 pikë, të cilat i lejojnë të kalojë një legjendë si Jordan (32.292).
Por Durant duket se nuk do të mjaftohet me kaq. Edhe pse është në sezonin e 19-të karrierës së tij në NBA, 37-vjeçari ka lënë të kuptohet se synon të kalojë edhe Kobe Bryant, i cili ka shënuar në karrierën e tij në NBA plot 33,643 pikë.

