Bayern Munich është kualifikuar në çerekfinalet e UEFA Champions League pas një dominimi të thellë ndaj Atalanta, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 10-2.
Në ndeshjen e kthimit, bavarezët fituan 4-1, duke regjistruar një nga fitoret më të thella ndaj një skuadre italiane në fazat me eliminim direkt. Tani, Bayern do të përballet me Real Madrid, rekordmenët e kompeticionit, në një nga përballjet më të forta të kësaj faze. Sulmuesi Harry Kane u shpreh i sigurt se skuadra e tij nuk i trembet askujt dhe mezi pret këto ndeshje të mëdha.
sfidanti.al

