Mesfushori i ri Thiago Pitarch po kthehet në një nga zbulimet më të mëdha te Real Madridi i ri i drejtuar nga Alvaro Arbeloa, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për paraqitjet e tij, por edhe për një dilemë të rëndësishme që lidhet me përfaqësuesen. Edhe pse ka vetëm shtatë ndeshje në elitë, ai ka treguar një stil të veçantë loje, ndërsa vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm – nga 5 milionë euro në 20 milionë euro.
Situata bëhet interesante për shkak të origjinës së tij, gjyshërit nga ana e babait janë nga Maroku. Kjo e vendos atë në një situatë të ngjashme me Brahim Díaz, i cili zgjodhi të përfaqësojë Marokun pas mungesës së hapësirave te Spanja. Gjyshërit e Thiagos janë nga Maroku dhe federata marokene ka shfaqur interesim për të, ashtu siç ndodhi me Brahim Diaz. Por është e vërtetë që ai ka marrë pjesë me Spanjën në Kupën e Botës U-20. Nga ana tjetër, gazetari Manu Carreno, ka theksuar se asgjë nuk është e sigurt derisa një lojtar të marrë ftesë nga përfaqësuesja A.
sfidanti.al

