Michel Platini kritikon ashpër VAR-in

Michel Platini ka rikthyer edhe një herë debatin rreth përdorimit të sistemit Video Assistant Referee (VAR), duke kërkuar ndryshime të mëdha në mënyrën se si zbatohet teknologjia në futboll. Ish-presidenti i UEFA-s dhe tre herë fituesi i ‘Topit të Artë’ kritikoi përdorimin e gjerë të VAR-it gjatë një interviste në emisionin ‘After Foot’ të RMC Sport, duke theksuar se teknologjia po ndryshon thelbin e rregullave të lojës.

Sipas legjendës franceze, VAR-i duhet të përdoret vetëm në raste shumë specifike, veçanërisht për verifikimin e pozicioneve jashtë loje. “Nëse do të isha në pozicionin e FIFA, por nuk jam, do ta përdorja VAR-in vetëm për linjat dhe për pozicionet jashtë loje, në situata kur është jashtëzakonisht e vështirë që gjyqtari ta shohë qartë rastin”, deklaroi Platini.

sfidanti.al