Totti pranë rikthimit te Roma, por këtë herë në rol drejtuesi

Ikona e Romës, Francesco Totti, është shumë pranë rikthimit te klubi roman, këtë herë në një rol drejtues brenda strukturave të skuadrës. Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolò Schira, negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të vijë brenda pak ditësh. Edhe pse disa detaje mbeten ende për t’u sqaruar, palët thuhet se janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se një marrëveshje në parim është arritur më 2 mars, pas një takimi mes trajnerit të Romës, Gian Piero Gasperini, dhe ish-kapitenit legjendar të skuadrës.

sfidanti.al