“Nuk ka rrezik që Botërori 2026 të anulohet nga konfliktet në Lindjen e Mesme”

Kupa e Botës 2026 pritet të zhvillohet normalisht, pavarësisht tensioneve dhe konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Kjo është bërë e ditur nga Hermo Schirgi, drejtori operativ i turneut që do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik të vitit 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada. Gjatë një konference të mbajtur në Dallas, Schirgi theksoi se përgatitjet për organizimin e turneut janë drejt fazës përfundimtare dhe se aktualisht nuk ekzistojnë rreziqe serioze që mund të çojnë në shtyrjen apo anulimin e kompeticionit më të madh të futbollit në botë.

sfidanti.al