Sulmuesi shqiptar firmos kontratë profesioniste me Lazion

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Flavio Sulejmani, ka vendosur të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke rinovuar kontratën me Lazion dhe duke firmosur tani si futbollist profesionist. Marrëveshja e re e mban 19-vjeçarin te bardhekaltrit deri në vitin 2029, duke hapur rrugën për debutimin e tij me ekipin e parë. Sulejmani është pjesë e përfaqësuesve të moshave të Shqipërisë dhe që nga viti 2023 luan me të rinjtë e Lazios, pas transferimit nga Perugia për rreth 1 milion euro. Gjatë këtyre viteve, ai ka treguar një formë të shkëlqyer në kampionatet e moshave, duke shënuar vazhdimisht gola dhe duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të ekipit Primavera.

sfidanti.al