Shpendi rinovon me Empolin

Tani është zyrtare. Stiven Shpendi ka rinovuar kontratën me Empolin në Serie B. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi shqiptar do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2029. 22-vjeçari në këtë sezon ka realizuar 10 gola në 26 ndeshje të luajtura me Empolin. Gjithashtu ai numëron edhe një asist. “Klubi i Futbollit Empoli njofton me kënaqësi se ka arritur një marrëveshje me Stiven Shpendin për një zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2029!”- Shkruan klubi.

sfidanti.al