Bastoni drejt rinovimit me Interin

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, duket i vendosur ta lidhë të ardhmen e tij me klubin zikaltër edhe për shumë vite. Sipas raportimeve nga Italia, qendërmbrojtësi italian synon të rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2030, duke refuzuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha europiane. Gjatë verës së kaluar, Bastoni ishte në radarët e gjigantëve si Barcelona dhe Manchester United, por mbrojtësi duket se nuk është tunduar nga ofertat e tyre. Përkundrazi, ai dëshiron të vazhdojë karrierën në Milano dhe të bëhet një nga figurat simbol të skuadrës.

sfidanti.al