La Liga po planifikon një risi të rëndësishme që mund të ndryshojë mënyrën se si vendoset pozicioni jashtë loje gjatë ndeshjeve. Presidenti i ligës spanjolle, Javier Tebas, ka deklaruar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të përdoret një sistem i ri teknologjik që përfshin një çip të integruar brenda topit. Ky çip do të regjistrojë momentin e saktë kur topi goditet nga lojtari, duke ndihmuar sistemin të përcaktojë në mënyrë më të saktë nëse një futbollist ndodhej apo jo në pozicion jashtë loje. Sipas Tebas, qëllimi është që procesi të mos varet më nga vijat virtuale që përdoren aktualisht në sistemin të cilat shpesh kanë qenë subjekt debatesh dhe polemikash në shumë kampionate europiane.
sfidanti.al

