Calhanoglu, Largim apo qëndrim?

Hakan Calhanoglu mbetet një enigmë e madhe për Interin. Pyetja kryesore është nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga klubi zikaltër. Trajneri Chivu, i cili e ka pasur nën drejtim, do të vazhdojë të mbështetet tek ai edhe vitin e ardhshëm, apo fati i tij është largimi nga Milano? Edhe verën e kaluar, rrezikoi të largohej, por në fund qëndroi në Appiano Gentile për të lënë pas zhgënjimin e finales së humbur të Champions League dhe për të ruajtur një rol kyç. Megjithatë, vera e ardhshme mund të shënojë lamtumirën e tij nga Milano dhe Italia.

sfidanti.al