Ish-pronari i Chelsea kishte premtuar se do t’i dhuronte të ardhurat nga shitja e klubit për viktimat e luftës në Ukrainë. Paratë mbeten të ngrira në një llogari të paaksesueshme dhe avokatët e oligarkut rus kanë pretendime.
“Paratë e shitjes së Chelsea i përkasin klientit tim dhe vetëm atij”. Një letër drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer. Dhe klientit që referohet në këtë letër është natyrisht Roman Abramovich, oligarku rus që në pranverën e 2022-shit u detyrua ta shiste klubin nga sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të raporteve me Vladimir Putin në fillim të pushtimit rus në Ukrainë.
Abramovich premtoi se do ta dhuronte për “viktimat e luftës në Ukrainë” pjesën më të madhe të të ardhurave nga ajo shitje e sforcuar. Dhe nga ajo shumë, 2.7 miliardë euro mbeten të ngrira në një llogari, ku askush nuk ka akses. Për këtë fond Abramovich, nëpërmjet avokatëve, pretendon pronësinë dhe administrimin.
Letra është kapitulli i fundit i një përplasjeje ligjore, që e ka bllokuar atë fond. Abramovich, sipas asaj që avokatët e tij kanë thënë për shtypin britanik, ka ende qëllimin ta kalojë atë fond për viktimat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

