Hakimi akuzohet për përdhunim, lojtari i PSG-së: Gjithçka është false!

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2023 dhe mbrojtësi i PSG-së është mbrojtur gjithmonë me tezën e shantazhit për përfitime financiare. Achraf Hakimi është dërguar për gjykim, pasi akuzohet për përdhunim, siç bën me dije avokati i lojtarit të PSG-së. Mbrojtësi i lindur në vitin 1998 akuzohet nga Prokuroria e Nanterre se ka përdhunuar një vajzë në vitin 2023. Hakimi gjithmonë ka thënë se po shantazhohet për qëllime përfitimi ekonomik.

“Sot, një akuzë për përdhunim është e mjaftueshme për të justifikuar një proces, edhe pse unë e mohoj dhe gjithçka do të vërtetohet se është false”, – ka shkruar futbollisti në profiling e tij në X. “E pres me qetësi këtë proces, që do të mundësojë që e vërteta të bëhet e ditur publikisht”, – ka vazhduar më tej mbrojtësi maroken.

sfidanti.al