Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën ‘Bağdat’, mbrëmjen e djeshme. Raportohet se futbollisti 28-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas ndeshjes, Manaj u rikthye në Sivas së bashku me ekipin e tij ku qëndroi për pak kohë në ambientet e klubit. Më pas, gjatë rrugës duke u rikthyer në shtëpinë e tij, Rey Manaj pësoi një aksident me makinën e tij private. Mediat turke që raportuan këtë aksident, bëjnë me dije se Rey Manaj nuk ka pësuar dëmtime serioze, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Dëme ka pësuar vetëm mjeti i tij. Kujtojmë që Rey Manaj u transferua vetëm pak ditë më parë te Sivasspor, me objektivin për të rikthyer ekipin në elitën e futbollit turk, por situata nuk është shumë pozitive pasi Sivasspor renditet në vendin e 14-të.
Nderkohe me shqetesim e ka percjelle situaten trajneri i kombetares, Silvinjo, pasi Manaj eshte pika kryesore e majes se sulmit te kombetares shqiptare per ndeshjet e marsit!
sfidanti.al

