Largimi i Benzema “shpëtoi” Mario Mitajn

Klubet saudite kanë shpenzuar shifra të çmendura në vitet e fundit duke afruar lojtarë, por thjesht pa pasur idenë e qartë të administrimit sportiv. Kjo ka sjellë në situata ku ata kanë blerë shumë lojtarë të huaj, duke kaluar limitet e vendosura në kampionatin vendas ku lejohet aktivimi i një numri të caktuar të tyre.

Nga kjo situatë vuajti shpesh gjatë vitit të kaluar Mario Mitaj te Al Itihad. Meqë klubi kishte shumë të huaj, mbrojtësi shqiptar ishte shpesh mes të sakrifikuarve për t’u bërë vend të tjerëve. Situata u normalizua disi së fundmi dhe me largimin e Karim Benzema gjatë merkatos së dimrit, për Mitajn u hap vendi në hierarkinë e të huajve në skuadër.

Sulmuesi uruguaian, edhe pse u ble gjatë verës për 53 milionë euro, nuk ka bindur trajnerin Simone Inzagi. Për këtë arsye është vendosur që pikërisht Nunjez të lihet jashtë listës për aktivitete kombëtare. Ai nuk do të mund të luajë deri në fund të sezonit me klubin e Al Hilal në kampionatin saudit, vetëm në Ligën e Kampioneve, nëse Inzagi e sheh të arsyeshme.

sfidanti.al