Pas përfundimit të Grand Slamit të Parisit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka përditësuar renditjen botërore. Lajmi më i mirë vjen për Kosovën: Distria Krasniqi është renditur e para në botë, duke qenë xhudistja më e vlerësuar mes të gjithë sportistëve dhe sportisteve të kësaj disipline.Xhudistja kosovare kryeson renditjen me 6510 pikë. Pas saj vjen gjermania Anna Monta Olek me 6460 pikë, ndërsa vendin e tretë e mban kroatja Lara Cvjetko me 6250 pikë. Xhudisti më i ranguar te meshkujt është japonezi Sanshiro Murao, i cili ka 6120 pikë, më pak se tri xhudistet e para. Pikët në renditjen botërore mblidhen në bazë të rezultateve në garat ndërkombëtare, ku suksesi shpërblehet me pikë të vlefshme për ranglistën.
Distria Krasniqi pati një paraqitje të shkëlqyer të shtunën në Grand Slamin e Parisit, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ky sukses i solli asaj 1000 pikë të reja, që ndikuan drejtpërdrejt në ngjitjen në vendin e parë të renditjes botërore. Kjo nuk është hera e parë që Distria arrin një sukses të tillë. Edhe më parë, në të paktën dy raste, ajo ka qenë xhudistja më e ranguara në botë, duke konfirmuar vazhdimisht nivelin e lartë dhe stabilitetin e saj në arenën ndërkombëtare.
Sfidanti.al

