E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite mbetet e paqartë dhe kjo situatë mund të hapë rrugën për një tjetër yll botëror: Mohamed Salah.
Anësori egjiptian i Liverpoolit i ka bërë të qarta prioritetet e tij, duke theksuar se synon të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Ky skenar lidhet drejtpërdrejt me të ashtuquajturin “rasti Cristiano”, teksa e ardhmja e Ronaldos në kampionatin arab është sërish në pikëpyetje.
Drejtuesit e ligës saudite e shohin Salah si profilin ideal për hapin e radhës drejt rritjes së cilësisë dhe imazhit të kampionatit: një emër me apel të fortë global, statistika mbresëlënëse dhe një ndikim kulturor që shkon përtej fushës së blertë.
Në sezonin e kaluar, sulmuesi i Liverpoolit regjistroi 34 gola dhe 23 asistime në 52 ndeshje, duke qenë protagonist për mbi 4,400 minuta lojë në nivelet më të larta të konkurrencës.

