Irene Gonzales Tobozo; mjekja sexy që ka ndezur Milanon

Musacchio është blerja më e re e Milanit, dhe tifozët kuqezinj janë shfaqur entuziastë për këtë dhe jo vetëm për cilësitë e argjentinasit si futbollist. Në krah të Musacchios është gjithnjë e dashura e tij, Irene Gonzales Tobozo që tërheq vëmendjen me fizikun e saj. Është 26 vjeç, spanjolle dhe me profesion anesteziste dhe që tani i kanë vënë titullin ‘Mjekja e nxehtë’ e Milanit. Media e specializuar e kronikave rozë tashmë nuk e fsheh interesin për të dhe jo pak herë hyn në profilin e saj në Instagram për të zbuluar ditë pas dite bukuritë fizike të anestezistes spanjolle.

sfidanti.al