Cameron Brink, lojtare e Los Angeles Sparks në WNBA dhe një nga figurat më mediatike të basketbollit amerikan për femra, ka pranuar se nuk e përjashton mundësinë për të pozuar për revistën Playboy në të ardhmen. Megjithatë, ajo thekson se një vendim i tillë nuk do të varej vetëm nga ajo, por edhe nga miratimi i të fejuarit të saj, Ben Felter.
Diskutimi u hap pas rastit të Kysre Gondrezick, e cila vitin e kaluar u bë basketbollistja e parë profesioniste që u zgjodh si Playmate, duke hapur një precedent të ri për sportistet. Brink e vlerësoi publikisht kolegen dhe pranoi se kjo ka krijuar më shumë hapësirë për sportiste të tjera që të shprehen edhe jashtë fushës.
Me përvojë në botën e modës, Cameron Brink nuk është e panjohur me setet fotografike më të guximshme. Ajo ka treguar më parë interes për Body Issue të ESPN dhe ka zbuluar se në një set të fundit për revistën PLAYERS ka pozuar edhe nudo. E pyetur konkretisht për Playboy-n, Brink u përgjigj me humor: “Ndoshta… do të shohim. Nëse i fejuari im e aprovon.” Për momentin, prioriteti i saj mbetet basketbolli, por ajo nuk e përjashton që e ardhmja t’i sjellë edhe eksperienca të reja jashtë parketit, gjithmonë në harmoni me jetën personale.
sfidanti.al

