Komisari teknik i Senegalit pezullohet pesë ndeshje

Largimi i përkohshëm nga finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2026 i ka kushtuar shumë shtrenjtë Senegalit. Konfederata Afrikane e Futbollit ka pezulluar për pesë takime numrin një të stolit të Senegalit, Pape Thiaw. Ky i fundit është dënuar për “sjellje anti-sportive” në fushë pasi akuzohet se ishte iniciatori i braktisjes së fushës. Vendimi për të braktisur fushën i kushton shtrenjtë edhe lojtarëve si dhe Federatës Senegaleze të Futbollit pasi në total janë gjobitur me gjoba, shuma e të cilës kalon 1 milionë euro.

sfidanti.al