Guardiola komplimenton Mourinhon: Ishte një strategji e mirë ajo me Trubin

Pas ndeshjes kundër Galatasarayt, Pep Guardiola foli edhe për Benfikën e José Mourinhos, e cila u kualifikua për në fazën me eliminim falë golit të portierit Trubin kundër Real Madridit. Trajneri i Manchester Cityt tha: “Ne pamë minutat e fundit të ndeshjes, ishim të gjithë atje, por nuk e dinim që Benfica kishte nevojë për një gol për t’u kualifikuar”. “Kjo është arsyeja pse, kur pamë Josén duke e dërguar portierin përpara, të gjithë pyesnim veten pse po e bënte këtë, veçanërisht pasi Real Madridi mund ta kishte barazuar dhe ne do të kishim përfunduar jashtë tetë të parëve”. “Por ishte një strategji e mirë për Mourinhon të shënonte atë golin e katërt”.