Dyzetepesë vjet pritje, por fundi ishte i lumtur për Hadërsfildin!

Ka luksin të jetë një klub anglez, që do të thotë se historia nuk i mungon. Në Premier Ligë është kthyer një ekip historik, njëlloj sikur të vlerësonim në Serinë A, Pro Verçelin apo Xhenoan. Hadërsild Tauni priti 45 vjet, ndryshoi stadium, pronarë dhe trajnerë (por, jo tifozët) dhe më në fund u ngjit përsëri në elitën e futbollit anglez. Hera e fundit kishte qenë në 1972 në Divizionin e Parë të sistemit të vjetër.

Edhe pse prej dekadash larg famës dhe sukseseve, Hadërsfildi nuk është një emër dosido në Angli. Në 1926 arriti ta fitonte kampionatin tri herë radhazi, diçka që përveç tij e kanë bërë vetëm Arsenali, Liverpuli dhe Mançester Junajtidi. Në 1922 u fitua Kupa e Anglisë (katër herë tjera ishte finalist), ndërsa në 1932 u arrit që në stadiumin e vjetër “Lids Roud” të mblidheshin 67 037 tifozë me bileta, një rekord për klubin, dhe një shifër që është kaluar vetëm nga 13 klube në historinë e kampionatit anglez.

Që prej 4 nëntorit 2015, Hadërsfildi është drejtuar nga trajneri gjerman, David Vagner, i pari trajner jashtë ishujve britanikë në historinë 108-vjeçare të klubit. Skuadra dhe trajneri festuan të ngjitur në një autobus të hapur, që shëtiti në rrugët e qytetit me mbi 160 000 banorë. Shpresohet që aventura në Premier Ligë të mos zgjasë vetëm 1 sezon.

Sfidanti.al