Drejtuesit e Bayern Munchen kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Harry Kane. Kontrata aktuale e sulmuesit anglez skadon në qershor të 2027-ës dhe bavarezët duan ta mbajnë më gjatë. Klubi ka vendosur t’i propozojë “bomberit” britanik zgjatjen e kontratës deri në 2028-ën ose 2029-ën. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime pranë skuadrës së madhe gjermane, ka optimizëm për një akord të ri me Kane.
Pritet që marrëveshja mes palëve të zyrtarizohet gjatë javëve të ardhshme. Harry Kane, 32 vjeç, iu bashkua Bayern-it pas largimit nga Tottenham dhe po luan sezonin e tretë me këtë skuadër. Anglezi ka qenë faktor i rëndësishëm me fanellën e bavarezëve, lider i sulmit. Gjatë këtij sezoni ka realizuar 21 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Jo më kot drejtuesit e klubit gjerman duan që ai të qëndrojë sa më gjatë te Bayern.
Sfidanti.al

