Trajneri shkarkohet në Rusi, përdori ChatGPT për vendime taktike

Një histori e pazakontë vjen nga futbolli rus, ku një trajner është shkarkuar nga detyra për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale, konkretisht ChatGPT, në menaxhimin e skuadrës. Sipas mediave italiane, trajneri spanjoll Robert Moreno që drejtonte skuadren e Socchit ishte mbështetur në ChatGPT për vendime të rëndësishme, duke përfshirë përgatitjen taktike, zgjedhjen e formacionit dhe organizimin logjistik të ekipit. Kjo qasje nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, të cilët e kanë konsideruar përdorimin e tepruar të inteligjencës artificiale si të papërshtatshëm dhe jo profesional për nivelin e futbollit elitar. Situata u përkeqësua edhe nga rezultatet negative në kampionat, çka e shtyu klubin të marrë vendimin përfundimtar të shkarkimit të trajnerit. Rasti ka ngjallur debat në botën e sportit mbi rolin e inteligjencës artificiale në futboll dhe kufijtë e përdorimit të saj në proceset vendimmarrëse. Kjo ngjarje konsiderohet si një nga rastet e para ku përdorimi i ChatGPT për arsye sportive bëhet shkak i drejtpërdrejtë për shkarkimin e një trajneri profesionist.

sfidanti.al