Como ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse, duke mposhtur Torinon me rezultatin e thellë 6-0 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian. Përveç disfatës së rëndë, Torino u përball edhe me një lajm shqetësues në pjesën e parë të takimit.
Në minutën e 20-të, qendërmbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli u rrëzua në fushë, duke sinjalizuar probleme fizike dhe duke prekur kofshën, çka ngriti menjëherë alarmin në stolin granata.
Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor dhe një kontrolli fillestar, Ismajli u detyrua të braktisë fushën, duke u zëvendësuar nga Maripan. Sipas raportimeve të para, dëmtimi dyshohet të jetë i natyrës muskulore.
Situata ngjall shqetësim te Torino, pasi sezoni aktual është i pari për Ismajlin me fanellën e klubit italian dhe lojtari i lindur në vitin 1996 ka hasur vështirësi të përsëritura fizike, duke munguar disa herë për shkak dëmtimesh.

