Luciano Spalletti i thotë ‘addio’ Romës; Di Francesco do jetë zëvendësuesi i tij?

Luciano Spalletti nuk është më trajner i Romës. Klubi verdhekuq nëpërmjet një komunikate për shtyp zyrtarizoi largimin e trtajnerit italian për të cilin pritet kalimi te skuadra e Interit ku do të zëvendësojë Stefano Piolin. ‘Duam të falenderojmë Spalletitn për punën e madhe dhe kontributin e dhënë në skuadër që nga momenti i rikthimit të tij-lexohet në komunikatën e Romës-nën drejtimin e tij, Roma grumbulloi më shumë pikë e shënoi më shumë gola në historinë e saj. Lucianos i urojmë më të mirën për të ardhmen’. Pasuesi i Spallettit ka shumë të ngjarë që të jetë Eusebio Di Francesco pasi ky të ketë zgjiudhur disa cështje me drejtuesit e Sassuolos, një prej të cilave është edhe klauzola për zgjidhjen e kontratës prej 3 milionë Euro, pikë kjo për të cilën ata nuk lëshojnë pe. Por Roma do të kërkojë që të shfrytëzopjë një tjetër moment për të arritur te Di Francesco; interesin e Sassuolos për disa prej futbollistëve të saj.

sfidanti.al