Mbrojtësi anglez i Juventusit, Lloyd Kelly, ka ndarë një rrëfim emocional për rrugëtimin e tij jetësor, duke treguar se si një fëmijëri e vështirë dhe mungesa e një familjeje të qëndrueshme u shndërruan në forcë falë futbollit. Në një intervistë për “La Stampa”, Kelly ka hapur zemrën për vitet e para të jetës, që nuk kanë qenë aspak të lehta.
Që në moshën 7-vjeçare, ai dhe vëllezërit e tij, Mary dhe Marcus, u vendosën nën kujdestari dhe për shumë vite u detyruan të lëviznin nga një familje në tjetrën. “Kujdestaria është pjesë e identitetit tim. Ajo më ka formuar si njeri dhe na ka rritur mua dhe vëllezërit e mi në rrethana krejt ndryshe nga një fëmijëri e zakonshme”, shprehet Kelly, duke theksuar respektin e madh që ka për familjet që hapin dyert për fëmijë në nevojë. Në këtë realitet të ndërlikuar, futbolli u bë streha e tij. “Futbolli ishte arratisja ime, diçka që më ndihmoi të shikoja përpara dhe jo vetëm vështirësitë. Ai ka pasur një ndikim vendimtar në rritjen time dhe dashuria ime për këtë sport është po aq e fortë sa kur isha fëmijë”, thotë mbrojtësi anglez.
Sot, Kelly e sheh Juventusin si familjen e tij të re. “Në Continassa jetojmë emocione, sfida dhe momente të forta së bashku. Në vështirësi bëhemi edhe më të bashkuar. Kjo është forca jonë”, përfundon ai, duke treguar se futbolli jo vetëm e shpëtoi, por edhe i dha një shtëpi të re.
Sfidanti.al

