Mallorca nuk ka ndër mend që të negociojë për shitjet e Vedat Muriqit. Nëse një klub do të kërkojë shërbimet e tij atëherë duhet që të paguajë një shifër që shkon deri në 50 milionë euro.
Siç dihet dinamikat e merkatos kanë ndryshuar shumë gjatë muajit janar pasi Fernebahçe po përgatitet për të humbur sulmuesin e saj kryesor. Klubi turk kërkonte që të rikthente në Stamboll, Vedat Muriqin, por në këtë pikë duket se Mallorca do të jetë pengesë.
Klubi iberik nuk do të negociojë klauzolën e shitjes së Muriqit pasi e di fare mirë se paraqitjet e tij mund të kenë zgjuar interesin edhe të skuadrave të Premier League për të cilat shifra të tilla nuk janë problem.

