Denni Xhepa renditet i 6-ti në Slalomin Gjigant në Serre Chevalier

Skiatori shqiptar Denni Xhepa ka zhvilluar sot një paraqitje shumë të mirë në garën e Slalomit gjigant për meshkuj, e mbajtur në Serre Chevalier, Francë. Xhepa e përfundoi garën në vendin e 6-të, me një kohë prej 1:07, duke konkurruar mes sportistëve të fortë ndërkombëtarë dhe duke treguar stabilitet, teknikë dhe formë të mirë sportive.

Një tjetër rezultat pozitiv për skiatorin shqiptar që po paraqitet shumë mirë në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026. Denni Xhepa dhe Lara Colturi janë dy nga sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë evenimet, që do të startojë në 6 shkurt.

sfidanti.al