Diego Longo: Futbolli shqiptar i korruptuar

Diego Longo për Gazzetta dello Sport flet për Shqipërinë, dhe fundos futbollin shqiptar. “Liga shqiptare është më e korruptuar në botë. Kam parë shumë gjëra të papranueshme, por ka një episod që bie në sy.” “Vitin tim të parë me Kukësin, luajtëm për vendin e fundit në Europë kundër Partizanit. Një ditë para ndeshjes, na morën fushën e stërvitjes, duke thënë se kishin organizuar një ndeshje për ekipin e tyre nën 16 vjeç. Por më e keqja ndodhi të nesërmen. Gjatë ndeshjes, VAR u shkëput për 15 minuta, “probleme teknike” sipas gjyqtarit: gjatë atij momenti, na u mohuan dy penallti të hapura dhe një penallti e rreme iu dha Partizanit, i cili fitoi dhe u kualifikua për në Europë. Pas fishkëllimës së fundit, vrapova në dhomën e zhveshjes i tërbuar dhe i thashë presidentit tim se duhej të ngrinte zërin, se situata ishte e papranueshme. Ai, i cili ishte edhe kryetar bashkie i një qyteti shqiptar në atë kohë, u përgjigj: ‘Nuk keni pse të zemëroheni, ne jemi dakord me këtë’.

sfidanti.al