NFL, San Francisco eliminon fituesit e “Super Bowl LIX”

Futbolli amerikan ka dhuruar të tjera surpriza mbrëmjen e kaluar. Në “Lincoln Financial Field” të Filadelfias fituesit e “Super Bowl LIX”, Eagles, u eliminuan nga një paraqitjet perfekte e ekipit të San Francisco 49ers.

Formacioni i Kyle Shanahan eliminoi favoritët e takimit duke i mundur me shifrat 23-19. Lojtari që ndryshoi fatet e duelit ishte i zakonshmi McCaffrey, i cili finalizoi dy pasime kyçe të organizatorit Brock Purdy.

E vetmja notë negative e mbrëmjes ishte dëmtimi i George Kittle. Kapiteni i formacionit kalifornian u dëmtuar në tendinën e Akilit dhe u largua nga fusha e lojës në fund të pjesës së parë.

NFL playoff

10 Janar

Rams 34 vs. Panthers 31

Bears 31 vs. Packers 27

11 Janar

Jaguars 24 vs. Bills 27

Eagles 19 vs. 49ers 23

Chargers 3 vs. Patriots 16

12 Janar

Steelers vs. Texans