Harry Kane barazon një rekord historik

Harry Kane vazhdon të shkruajë histori në Bundesligë. Me golin e tij spektakolar ndaj VfL Wolfsburg-ut, sulmuesi i Bayern-it barazoi një rekord që qëndronte prej gati 60 vitesh dhe u dha drejtuesve të klubit një arsye më shumë për të menduar seriozisht rinovimin e kontratës së tij. Në fitoren e thellë 8-1 të bavarezëve, kapiteni i Kombëtares angleze realizoi golin e gjashtë të skuadrës, duke arritur një shifër mbresëlënëse: Kane ka shënuar të paktën 20 gola në secilin nga tri sezonet e tij të para në Bundesligë. Një arritje e rrallë, që para tij ishte realizuar vetëm nga Timo Konietzka në vitet ’60.

Ky sukses e fut Harry Kane në një rreth shumë ekskluziv sulmuesish dhe konfirmon edhe një herë ndikimin e tij të jashtëzakonshëm te Bayern Munich. Që nga mbërritja në Gjermani, anglezi ka qenë një garanci absolute për gola, duke u shndërruar shpejt në lider të repartit ofensiv dhe në një nga figurat kryesore të kampionatit. Nuk është rastësi që drejtuesit e Bayern-it po mendojnë për një zgjatje të kontratës së tij, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Drejtori sportiv, Max Eberl, ka folur së fundmi hapur për marrëdhënien e shkëlqyer me lojtarin: “Ai ndihet jashtëzakonisht mirë tek ne. Ne e duam, ai ndihet si në shtëpi në Mynih, ndaj ku është problemi?”, u shpreh Eberl, duke lënë të kuptohet se rinovimi mund të vijë më shpejt nga sa pritej. Me gola, rekorde dhe paraqitje të nivelit të lartë, Harry Kane po e justifikon plotësisht statusin e tij si një nga sulmuesit më të mirë n