Liverool humbet Bradley deri në fund të sezonit

Liverpool ka konfirmuar se Conor Bradley do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2025-2026 pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes 0-0 ndaj Arsenalit.22-vjeçari nga Irlanda e Veriut do t’i nënshtrohet kirurgjisë dhe më pas do të nisë rehabilitimin, pa një datë të saktë rikthimi. Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Gabriel Martinelli u përfshi në një përplasje me Bradley dhe më pas kërkoi falje publike për ngjarjen.

Bradley ka qenë zgjedhja kryesore e Liverpoolit në krahun e djathtë dhe ky dëmtim e bën të dyshimtë pjesëmarrjen e tij në Botërorin 2026, nëse Irlanda e Veriut kualifikohet.

Liverpooli do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për repartin e mbrojtjes për ndeshjet e mbetura, përfshirë FA Cup kundër Barnsley.